Futboll Seria A Sport

I KA DHËNË LAMTUMIRËN ROMËS/ Totti ka në dorë 3 oferta të lakmuara

Pas 30 vitesh si lojtar dhe drejtues, Francesco Totti i ka dhënë lamtumirën Romës.

Ish-ylli italian sot ka udhëtuar në pushime me ish-bashkëlojtarin e tij te Roma, Alberto Aquilani.

Pasi të përfundojë pushimet, Totti pritet të nisë një punë të re. Ish-kapiteni legjendar i Romës ka tri oferta të cilat do t’i shqyrtojë së shpejti.

Totti mund të jetë fytyrë e FIFA-s, propozim të cilin e ka marrë nga presidenti i organizatës.

Ish-kapiteni romak ka një ofertë edhe nga Federata e Italisë ku i është ofruar një pozicion drejtues.

Ndërsa në krahun tjetër presidenti i Sampdorias, Ferrero i ka propozuar Tottit duke i thënë se mund t’i ofrojë çfarëdo pozicioni që ai dëshiron te ky klub.

Related posts

Spalletti: Rastet e humbura të Icardi-t? Jam shumë i zhgënjyer

Sadik.Autor

I NXJERR SEKRETIN/ Presidenti i Barcelonës zbulon ku do të luajë Messi (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Mattia Perin rinovon me Juventusin deri në 2027-ën

F.autor

Leave a Comment