Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Marquez dominon edhe në Çeki, titulli më pranë

Mbrojtja e titullit kampion në Moto Gp po kthehet në një formalitet për Marc Marquez. Spanjolli i Hondas zyrtare fitoi duke dominuar edhe Çmimin e Madh të Republikës Çeke të cilin e nisi nga pole position. Në garën e Brno e cila nisi me rreth 40 minuta vonesë pasi u prit që thahej sa më shumë pista nga reshjet e shiut, Marquez u shfaq në lartësinë e duhur duke marrë një fitore të thjeshtë e dyta radhazi për të dhe e 3-ta në 4 garat e fundit të Moto Gp.

Në vendin e dytë u pozicionua rivali i Marquez në garën për titull Andrea Dovizioso i cili bëri një start shumë të mirë duke rikuperuar menjëherë dy pozicione. Podiumi u kompletua nga Jack Miller ndërkohë që i 4-ti u rendit Alex Rins. Valentino Rossi bëri një garë të dobët duke mos qenë asnjëherë konkurent për vendet e para dhe e mbylli i 6-ti.

Related posts

OLAYINKA GËZON SKËNDERBEUN/ Mesfushori nigerian drejt Bundesligës. Ja sa mund të përfitojnë korçarët

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Dortmund vuan kundër Hoffenheim. Haaland dhe Reus i dhurojnë fitoren

Delo.autor

TRONDITET MILANI/ Paris SG nuk heq dorë nga mbrojtësi më i mirë i kuqezinjëve

Isa.Autor

Leave a Comment