Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

U TRANSFERUA ME PARAMETRA ZERO/ Bekim Balaj gati për të debutuar me klubin e ri…

Bekim Balaj do të ketë mundësinë pasditen e sotme të zbresë për herë të parë në fushë me klubin e ri, Shturm Grac.

Sulmuesi i Kombëtares u transferua me parametër zero nga klubi rus i Akmat Groznit, ku kaloi 3 vitet e fundit të karrierës.

Sakaq, shkodrani ishte i gatshëm për të debutuar me austriakët prej javës së kaluar, megjithatë në mungesë të dokumentacionit të plotë, Balaj duhej të priste.

Por, në këtë fundjavë kushtet janë plotësuar dhe 28-vjeçari do të jetë gati për debutimin, teksa do ta nisë ndeshjen për javën e dytë të kampionatit ndaj Volfsbereger në transfertë si titullar.

Në këtë mënyrë pas eksperiencave të kaluara në Rusi, Kroaci, Çeki dhe kampionatin shqiptar, për Balajn do të nisë ditën e sotme një aventurë e re, me të cilën mund të kthehet në kulm dhe të shkëlqejë edhe me Kombëtaren kuqezi.

Related posts

BEFASUESE/ U rrit tek JUVE”: Goleadori SHQIPTAR “injorohet” nga PANUCCI

Isa.Autor

SKANDALI/ Televizioni danez i krahason nënat e lojtarëve të Marokut me majmunët (VIDEO)

F.autor

Zhbllokohet derbi i Mançesterit/ Vicent Kompany shënon për Cityn (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment