Futboll Sport

BARCELONA-ARSENAL/ “Pistolero” Suarez nuk fal, mposht “Topçinjtë”. Ja goli (VIDEO)

Pas një pjese të parë jo edhe aq të mirë, Barcelona ka reaguar në 45′ e dyta përballë Arsenalit në trofeun “Gamper” që zhvillohet çdo vit në “Camp Nou”. Skuadra e drejtuar nga Valverde e nisi keq dhe Aubameyang ndëshkoi mbrojtjen e pavëmendshme, por në pjesën e dytë muzika ndryshoi.

Megjithatë, barazimi erdhi pas një autogoli qesharak nga mbrojtësi i Arsenalit, Maitland-Niles, që në tentativë për ta pasur te portieri që kishte dalë e dërgoi në rrjetë.

Sakaq, karta e fundit e trajnerit katalanas ishte Suarez, që rikthehej në fushë pas pushimeve, në daljen e parë zyrtare.

Dy raste të pastra, një penallti e dyshimtë e paakorduar dhe në fund supergoli, me regji të Sergi Robertos (asist perfekt).

Related posts

Te Gjermaninë e mbysin me kritika, Mesut Ozil “harron” kombëtaren për Arsenalin

Sadik.Autor

NAPOLI NDERON TRAJNERIN E KOMBËTARES/ Flet zyrtari i klubit italian: Edy Reja i ka dyert e hapura…

Delo.autor

Humbja ndaj Udineses, Spalletti kërkon përforcime nga Suning

Q.Autor

Leave a Comment