Futboll Seria A Sport

E KËRKON ME NGULM/ Conte e gjen brenda skuadrës yllin që i duhet Inter, ja emri

Antonio Conte e ka në shtëpi sulmuesin që kërkon me ngulm dhe ai është Lautaro Martinez.

Pasditen e kësaj të hëne vetëm 24 orë pas sfidës ndaj Tottenham për “International Champions Cup”, zikaltrit zhvilluan një test miqësor, këtë herë në Appiano Gentile ndaj modestëve të Pro Sestos që luajnë në Serie D.

Në këtë sfidë luajtën lojtarët që nuk ishin pjesë e sfidës ndaj Tottenham në Londër dhe ata që u aktivizuan më pak minuta ndaj Spurs-ave.

Rezultati final ishte 5-1 në favor të Interit, me Lautaro Martinezin që shkëlqeu me një 3-golësh, edhe pse kjo ishte sfida e tij e parë pas pushimeve.

Sulmuesin argjentinas ka vetëm pak ditë që ka rifilluar stërvitjen me Interin.

Gjithsesi numri 10 i zikaltërve u shfaq në superformë, një sinjal ky që me Conten pritet që Lautaro Martinez të bëjë edhe shpërthimin e tij të madh në këtë sezon.

Dy golat e tjerë u realizuan nga Politano dhe Vecino.

Related posts

“SCHUMACER NUK ËSHTË I NJËJTI”/ Neurokirurgu italian: Ish-piloti ka ndryshime në strukturë dhe organikë

Delo.autor

PAS NJË SUPER AKSIONI “KUQEZI”/ Realizon Ante Rebic dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Nigeri-Argjentinë/ Penallti për Nigerinë, Moses nuk fal (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment