Futboll Shqipëri Sport

TITULLI/ Gega: Partizani ka histori shumë më të madhe, unë jam lider dhe duhet…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli për mikrofonin e “Supersport” pa ndeshjes ku u shpreh:

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore?

Ishte një moment që ne s’duhet të gabonim, morëm vetëm 3 pikë ndaj Tiranës, nuk bëmë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Çunat u treguan të pjekur. Teutën e studiuam deri në detaje. Jam i kënaqur me fitoren.

Çfarë i ke ndryshuar skuadrës?

Elementi kryesor i Partizanit është puna për qëllimin e përbashkët. Grupi është gjithçka. Janë djem të jashtëzakonshëm. Ndeshjen me Teutën, e kishim vlerësuar, është ekip që duhet t’i japim merita.

Partizani si Leister që fitoi kampionatin në Angli… Cfarë diskutove me Mensah në fund të ndeshjes?

Partizani nuk është në Angli, por ka histori shumë më të madhe se Lester Siti. Me Mensah dhe me çdo njeri tjetër, nuk i lë gjërat që të shkojnë në heshtje. Mensah donte të luante që në fillim, por para se të mbyllet çdo gjë, ja them në sy. Është një sportist shumë i mirë, por këtu klubi ka rregullat e veta. Të gjithë janë të barabartë. Kur u fut, i thashë jam i kënaqur me ty, sepse i dhashë mundësi shokut tjetër tënd.

Donit t’i jepnit shansit Hebajt, apo Mensah nuk i përballon kaq shumë minuta në pak ditë?

E thashë edhe dje, është luks kur ke kaq shumë konkurrentë, në nivele të larta. Është një presion pozitiv. Unë jam lider, dhe duhet të marr vendimet për të mirën e punës. Hebaj nuk duhet të kthehet në krizë, duhet të luajë si të tjerët. Pjesën e parë nuk është se nuk luajti, bëri presionin e vet. Në pjesën e dytë, ai u fut dhe bëri pjesën e vet, kur edhe tempi i Teutës kishte rënë.

Related posts

FISHEKZJARRE, TORTË E FESTË/ Kombëtarja i bën surprizë trajnerit Reja për ditëlindjen (VIDEO)

Delo.autor

Gattuso: Momenti i vështirë nuk ka përfunduar, mendojmë për Crotonen

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Juventus-Fiorentina. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment