Futboll Kombëtarja Sport

LEONARDO MALUKU I BEFASON TË GJITHË/ Futbollisti i Shpresave lë Italinë dhe transferohet tek klubi spanjoll…

Futbollisti i Shpresave, Leonardo Maloku, i ka befasuar të gjithë teksa i ka dhënë lamtumirë futbollit italian duke u transferuar te skuadra CD San Roke De Lepe që militon në kategorinë e katërt spanjolle.

Mbrojtësi ishte në pronësi të Peskarës, teksa së fundmi u aktivizua me fanellën e Fermanës në ligën e tretë italiane.

21-vjeçari numëron 13 paraqitje me fanellën e Kombëtares Shpresa, teksa ka arritur të realizojë edhe një gol.

Maloku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me kuqezinjtë, ndërkohë që ky transferim i tij në ligën e katër spanjolle duket disi i pakuptimtë.

Futbollisti shqiptar do të nisë kështu një kapitull të ri në karrierën e tij, teksa do të tentojë të lërë gjurmë në futbollin spanjoll, për të synuar nivele më të larta.

Related posts

Cork i jep një goditje të madhe Liverpoolit duke kaluar në epërsi (VIDEO)

Isa.Autor

E kërkon Milani, mesfushori kroat ende nuk ka rinovuar me Fiorentinën

Sadik.Autor

Gilman Lika: Koha të mbajmë pistoleta, ju tregoj tmerrin me Gjokën

Q.Autor

Leave a Comment