Futboll Seria A Sport

OBJEKTIVI ËSHTË CHAMPIONSI/ Sarri projekton një ekip për të “pushtuar” Europën, ja formacioni (FOTO)

Nëse transferimi i Pogbasë do të bëhej realitet, atëherë mund të themi zyrtarisht se Juventusi është një nga kandidatët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Kualiteti në mesfushë do të rritet ndjeshëm dhe me francezin do të kishte më shumë gola dhe asiste. Trajneri Mauricio Sarri do të ketë një ekip me teknikë të lartë, i cili do të përdorë qarkullimin e topit dhe shpejtësinë në lojë për të arritur objektivin madhor të Champions-it.

Dilemat që trajneri duhet zgjidhë në të ardhmen janë të shumta, por për momentin duket se skuadra është e kompletuar mjaft mirë dhe merkatoja nuk ka përfunduar ende. Në stolin e “Zonjës” do të jenë të ulur futbollistë të rëndësishëm që kur të futen nga stoli mund të bëjnë diferencën dhe të përmbysin ndeshjen.

juve

Një sulmues tjetër pritet në rast se Higuain do të largohet, ndërsa në mbrojtje alternativat janë të kënaqshme me Bonuçin, Demiralin dhe Ruganin. Edhe në mesfushë alternativat nuk mungojnë, ku Emre Xhan dhe Bentankur do të presin shansin e tyre.

Related posts

SUPERLIGA/ Dy supersfida për ditën e sotme, ja skuadrat që zbresin në fushën e blertë

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton kundër skuadrës: Nuk dua të humbas për faj të strategjisë

Delo.autor

SPEKTAKËL DHE 8 GOLA/ Përfundon në barazim miqësorja e “yjeve”, Xhaka – Rashica

Delo.autor

Leave a Comment