Futboll Seria A Sport

HIGUAIN KËRKON TË QENDROJË TEK JUVENTUS/ Flet Babai i sulmuesit: Mund ta mbyllë karrierën e tij tek…

Gonzalo Higuain është kthyer në një çështje brenda shtëpisë së Juventusit. Sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të largohet nga badhezinjtë, duke refuzuar disa klube të cilat kishin shfaqur interes për shërbimet e tij.

Më e interesuara është Roma, e cila është munduar ta joshë në shumë mënyra, por të paktën deri në këto momente Higuain nuk e ka konsideruar si opsion. Deri në përfundimin e merkatos ka ende kohë, por situata e tij ka komplikuar edhe shumë operacione të klubit torinez.

Ndërkohë, në të njëjtën linjë është edhe babai i sulmuesit, i cili shprehet se Higuain ka edhe dy vite kontratë me Zonjën e Vjetër dhe mund ta mbyllë karrierën me Juventusin. “ Gonzalo është në një moment të mirë, ka edhe dy vite kontratë dhe mund ta mbyllë karrierën e tij te Juventusi. Ne si familja e tij do të na pëlqente nëse e mbyll karrierën edhe te Riveri”, u shpreh babai i Higuain.

Related posts

Manchester City përgatit rinovimin me kampionin e botës 

Isa.Autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Suarez & Co përballë aziatikëve, mësoni rreshtimet në Uruguaj-Kore e Jugut

F.autor

RONALDO I RI/ Talenti portugez i Wolverhampton kushton 120 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment