Futboll Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan “sakrifikon” Franck Kessie për yllin e Serie A…

Milani prej kohësh është në kërkim të një mesfushori, dhe Xhampaolo ia u ka bërë të qartë dëshirën e tij, drejtuesve kuqezi.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, dëshira e madhe tek Milani, është mesfushori i Sampdorias, Denis Praet. Belgu ka qenë nën urdhrat e teknikut të ri kuqezi për tre sezone, dhe tani e dëshiron atë edhe tek skuadra e tij.

Sampdoria dëshiron të paktën 26 milionë euro, për ta lënë të lirë 25-vjeçarin, dhe kuqezinjtë duhet të sakrifikojnë një nga lojtarët e tyre për të mbërritur tek Praet. I sakrifikuari mund të jetë Frenk Kesi, i cili nuk konsiderohet, si një lojtar kryesor për trajnerin, në sezonin e ardhshëm.

Për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, kishte oferta nga Premier Liga, por duke ditur se merkato në Angli mbyllet pas 2 ditësh, është e vështirë që ai të transferohet aty.

Related posts

Sergio Ramos, 4 ndeshje larg rekordit të futbollistit me më shumë ndeshje në finalet e Kupës së Botës

Sadik.Autor

“MARINA, MARINA…”/ Starova shpalos talentin e tij në këngë. Drejtori i Teutës në versionin… artist (VIDEO)

Delo.autor

Milanit i duhen golat e sulmuesve për Evropën e Juven, ja plani Gatusso

Sadik.Autor

Leave a Comment