Futboll Sport

PAS EPISODEVE TË DHUNSHME NË EUROPË/ UEFA dënon klubin e Kamer Qakës për incidentet, ja vendimi i ashpër

UEFA nuk ka kursyer aspak klubin e Kamer Qakës, teksa ka dënuar ashpër episodet e dhunshme në sfidën kualifikuese të Ligës së Europës mes Universitatea Kraiova dhe Honved.

Takimi u shoqërua gjatë gjithë kohës me incidente mes tifozëve, ndërsa mjaftoi një episod në minutat shtesë të ndeshjes, me protagonist Qakën që gjithçka të shpërthente.

Mesfushori i Kombëtares pas një përplasje në zonë, shtyu në mënyrë të dhunshme kundërshtarin.

Në këtë moment nga tribunat fluturuan çakmakë dhe fishekzjarrë, të cilët goditën gjyqtarin kryesor.

Ndeshja u ndërpre për rreth 30 minuta, megjithatë gjyqtari vendosi ta vazhdojë, teksa nga pika e bardhë e penalltisë u kualifikua ekipi i Qakës, Kraiova.

Kështu, pas këtyre episodeve UEFA ka vendosur që tre ndeshjet e ardhshme Universitatea Kraiova t’i luajë pa praninë e tifozëve, ndërsa duhet të paguajë edhe një gjobë financiare prej 60 mijë eurosh.

Related posts

RIVALITETI QË NUK VDES KURRË/ Dueli në distancë, MESSI mposht RONALDON (STATISTIKA)

Isa.Autor

Ankohet Roma: UEFA na detyroi ta shesim Salahun në Liverpool

Sadik.Autor

Miqësorja Shqipëri-Norvegji, nis shitja e biletave online (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment