Futboll Premier League Sport

LARGOHET NGA ARSENAL PAS 9 SEZONESH/ Laurent Koscielny transferohet te klubi francez…

Tashmë është zyrtare, kapiteni Laurent Koscielny është larguar nga Arsenali, pas plot 9 sezonesh.

Mbrojtësi francez, nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën e vendit të tij, Bordo.

33-vjeçari i ka kushtuar 5 milionë euro arkave të klubit francez. i Koscielny zhvilloi 353 ndeshje me “Topçinjtë”, ku shënoi edhe 27 gola, ndërsa tani do të nisë një aventurë të re në kampionatin francez.

Arsenali tani është hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit, me alternativat që nuk mungojnë.

Mendohet se londinezët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje me Leipzig, për Dajot Upamekano, dhe thuhet se kanë bërë një ofertë prej 60 milionë euro në drejtim të klubit gjerman.

Related posts

Post ndeshja/ Ja si reagon Diego Kosta pasi Ronaldo i bëri atë që s’ia kishte bërë askush Spanjës

Sadik.Autor

Zyrtare: Partizani transferon lojtarin nga Koreja e Veriut, firmos për 2 vite me të kuqtë

Isa.Autor

TRIUMFI NË DERBI PAS 5 VITESH/ Mbrojtësi Goxhaj “thumbon” Partizanin me këtë postim… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment