Futboll Sport

“E TRISHTË”/ Levante trajton në mënyrë skandaloze Armando Sadikun (FOTO)

Armando Sadiku vazhdon të përjetojë një situatë aspak të këndshme në radhët e Levantes në kampionatin spanjoll.

Transferimi i tij te klubi i La Ligës duhej të ishte hapi i madh në karrierë, por për futbollistin shqiptar po kthehet në një makth vit pas viti.

Fillimisht ishte dëmtimi i verës së kaluar që e la shumë muaj jashtë, ndërsa tani është mënyra se si po e trajton klubi spanjoll, i cili e ka jashtë planeve dhe aktualisht nuk e lë as të stërvitet me grupin kryesor të futbollistëve.

Sadiku bashkë me Ivi, Luna dhe Prçiç, nuk bëjnë pjesë më në planet e klubit dhe trajneri Pako Lopez nuk dëshiron të punojë më me ta, por të përqendrohet te futbollistët e tjerë, ndërsa pritet që këtyre lojtarëve t’u gjendet një sistemim.

Për këtë arsye, këta lojtarë vetëm kryejnë nxehjen dhe ushtrimet fizike me ekipin e parë, ndërsa kur fillon puna taktike e teknike, ato largohen në një cep të terrenit stërvitor, siç tregon edhe video e publikuar nga mediat në Spanjë.

Një situatë skandaloze duke llogaritur se bëhet fjalë për futbollin elitar profesionist dhe se po dëmton rëndë edhe shanset e sulmuesit shqiptar për të gjetur ekip të ri, pasi për momentin klubi nuk po gjen akord me ata që kanë shfaqur interes për sulmuesin.

Related posts

AVDIJAJ MBETET “MISTER” TEK TIRANA/ Nuk stërvitet me grupin që pas ndeshjes me Jang Boisin

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Europa League Partizani-Sheriff. Rezultati 0-1

Delo.autor

Modelja serbe i “çmend” të gjithë/ Sulmuesi i njohur pendohet që ka hequr dorë nga… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment