Futboll

Sarri shihet pasardhësi i Contes te Chelsea

Sarri shihet pasardhësi i Contes te Chelsea.

Chelsea e ka zgjedhur trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, si idealin për të zëvendësuar Antonio Conten dhe është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej tetë milionë eurove.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Roman Abramovich ka mbetur i mahnitur me stilin e lojës që po aplikon Sarri në stadiumin “San Paolo”.

Napoli është lider në Serie A me 18 fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje deri më tani këtë sezon, andaj numri një i Chelseat do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta marrë gjatë verës.

Klauzola e trajnerit është tetë milionë euro deri më 31 maj.

Related posts

Prapaskena/ PSG i bën ‘puçin’ Cavanit, gati oferta për Sanchez

Q.Autor

Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen midis Saint Etienne dhe PSG’së

Sadik.Autor

KANE SI “GOLDEN BOY”/ “3 Luanët” fitojnë me goleadë ndaj Everton

Delo.autor

Leave a Comment