Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Presidenti Takaj arrin marrëveshjen me yllin e Flamurtarit…

Skënderbeu pa frena në merkato. Skuadra korçare nuk ka ndërmend të dorëzohet pavarësisht vendimit të KAS-it që la në fuqi dënimin me 10 vite përjashtim nga UEFA.

enea kolici

Pasi bindën trajnerin Daja, për t’i besuar “timonin” e skuadrës bardhekuq, drejtuesit e klubit korçar janë hedhur fuqishëm në merkato, për të ndërtuar një ekip dinjitoz, për sezonin e ardhshëm të Kategorisë Superiore.

Pas akordit me mbrojtësin Marvin Turtulli si dhe 2 futbollistët e huaj Nikola Jelisiç dhe Aleksandër Stankov, mësohet se korçarët kanë arritur të bindin edhe ish-portierin e Flamurtarit, Enea Koliçi.

Kolici

Gardiani pogradecar, pritet të zyrtarizohet ditën e premte, ndërkohë që drejtuesit e Skënderbeut, me në krye presidentin Ardian Takaj, vijon punën për përforcimin e organikës së skuadrës për sezonin e ri.

Related posts

Ylli francez “komplot” superfuqive të futbollit, bashkohet me shokët në Spanjë

Sadik.Autor

RUSI 2018/ Low përgatit ndeshjet sekrete, skuadra e U20 udhëton posaçërisht për një lojtar të Gjermanisë

Sadik.Autor

“TOPI I ARTË 2018″/ Zbulohen 15 të nominuarit e parë, MUNGON “YLLI” I FUTBOLLIT

Isa.Autor

Leave a Comment