Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Paratici e Mauro Icardi flasin që prej muajit…

Vazhdon lufta e ftohtë ndërmjet Interit dhe Juventusit. Fabio Paratiçi e Xhuzepe Marota nuk flasin dhe nuk takohen mes tyre prej disa muajsh.

Të gjithë flasin për rivalitet personal, por nuk mund të jetë vetëm kaq. “Gazzetta dello Sport” tregon se është gati e pamundur që ky raport të prishej vetëm për rivalitet profesional. Madje, nënvizohet se ka pasur edhe një përplasje direkte.

Në Asamblenë e Ligës, interisti thjesht e ka përshëndetur ftohtë ish-presidentin Andrea Anjeli. Mendohet se arsyeja e vërtetë e këtij raporti është e ardhmja e Ikardit, por edhe çështjet “Dibala” e “Lukaku”. Paratiçi flirtonte prej muajsh me Mauriton me mesazhe, këto janë zbuluar dhe kjo ka qenë arsyeja pse Interi po sillet kaq ashpër me ish-kapitenin zikaltër.

mauro ikardi inter

Nga ana tjetër, edhe në daljet publike, Marota është shprehur se nëse Juventusi kërkon Ikardin, atëherë duhet të japë Dibalën. Drejtuesit torinezë nga ana tjetër nuk preferojnë që Paulo të përfundonte te rivalët e tyre, kështu që preferojnë ta shesin jashtë Serisë A ose të qëndrojë në klub, duke pasur një tjetër shans për të rifituar besimin.

paratici

Gjithçka vazhdon të jetë e paqartë, marrëdhëniet ndërmjet dy klubeve asnjëherë nuk kanë qenë të qeta, por kjo verë dhe kalimi i dy ish-juventinëve, si Marota e Konte, në kampin zikaltër duket se i ka acaruar akoma më tepër marrëdhëniet mes dy klubeve.

Related posts

BARAZIMI ME CADIZ NUK MJAFTON/ Telashe për Barcelonën, Koeman pezullohet me dy ndeshje në La Liga

Delo.autor

“THYEN DOMINIMIN E JUVENTUS”/ Ish-mbrojtësi “Zikaltër” zbulon sekretin: Prapavija dhe sulmi, specialitetet e Contes

Delo.autor

LAJM I ZI/ Ndodh ajo që të gjithë i druheshin, SADIKU përsëri në OPERACION

Isa.Autor

Leave a Comment