Futboll Seria A Sport

“TRAJNERI CONTE ËSHTË I ZOTI”/ Flet Massimo Moratti: Mauro është më i fortë se…

Presidenti historik i Interit, Masimo Morati, në përfundim të një darke me disa miq është ndalur për të shkëmbyer disa deklarata me tifozët e rastit.

Morati ka folur për mënyrën sesi i është dukur skuadra në këtë fazë përgatitore, por edhe për temën më të nxehtë të momentit: “Konte është i zoti, duket. Skuadra luan ndryshe dhe ka përmirësim. Lojtarët nuk i pasojnë të gjithë topat në krah siç bënin sezonin e shkuar, por luajnë më tepër nga qendra. Por më duhet që të shtoj se trajneri ka një ADN të keqe”, tha Morati duke iu referuar të shkuarës së italianit.

Në lidhje me Ikardin, ish-numri një i Interit tha: “Çfarë ndodhi me Ikardin? Më pyesin gjithmonë, por unë nuk di asgjë. Për mua Mauro është më i fortë se Lukaku. E njoh personalisht dhe ai është një djalë i shkëlqyer e mjaft profesionist”. Morati gjithmonë është shprehur në favor të Ikardit. Me sa duket, ishpresidenti zikaltër ka dobësi për Mauriton, i cili për momentin është jashtë të gjitha planeve të klubit zikaltër. Ai nuk ka dashur të flasë për marrëdhëniet e argjentinasit me klubin e Interit.

“Ajo çfarë ka ndodhur në muajt e fundit duhet të zgjidhet midis personave që janë të përfshirë në këtë gjë. Nuk duhet të futen në mes njerëz të tjerë”, u shpreh ish-numri një i klubit italian që e cilëson të panevojshëm përfshirjen e gruas së sulmuesit në krizën “Ikardi-Inter”.

Related posts

DREJTUESIT NUK JANË NË TEREZI/ MILANI do sakrifikojë “yllin” e ekipit për një “të panjohur”

Isa.Autor

“JEMI NË NJË SITUATË TË JASHTËZAKONSHME”/ Trajneri i Bjellorusisë për sfidën ndaj Kombëtares: E dimë si do luajnë

Delo.autor

PARTIZANI-BESËLIDHJA/ Trajneri Somrani me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment