Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Dybala nuk gjen gjuhën e përbashkët dhe me klubin e Tottenham

Paolo Dybala kërkon me çdo kusht të qëndrojë tek Juventus. Pas refuzimit që i bëri skuadrës së Manchester United, tani sulmuesi ka refuzuar dhe klubin e Tottenham.

Londinezët kishin ofruar 70 milionë euro për shërbimet e argjentinasit, dhe ‘bardhezinjt’ kishin rënë dakord me londinezët. Por, në negociatat mes lojtarit dhe klubit anglez nuk është gjetur gjuha e përbashkët dhe kjo për shkak të kërkesave të ekzagjeruara të Dybalas.

Sulmuesi ka kërkuar një rrogë prej 10 milionë euro, ndërsa në rast se marrëveshja arrihej, përfshihej edhe një komision i majmë për agjentin e tij.

Ndërkohë, një tjetër pengesë mes palëve është edhe e drejta e imazhit. Futbollisti i ka dhënë të drejtën për t’i përdorur një kompanie, teksa në klubin e Totenhamit nuk e kanë këtë filozofi dhe anglezët kërkojnë t’i menaxhojnë vetë të drejtat e imazhit të futbollistëve. Kështu, për Dybalan ka rënë pista për t’u transferuar në Angli, pasi merkato në ishull mbyllet për më pak se 8 orë.

Related posts

E BUJSHME/ Vëllai i Higuain kundër Pirlos mbi fjalinë ndaj Higuain! Por, vlerëson edhe sinqeritetin

Delo.autor

LAJM I MIRË VJEN NGA GJERMANIA/ Tifozët do kthehen në stadium. Ja sa do të lejohen

Delo.autor

Interi në hall, mesfushori Vecino mungon ndaj Torinos

Sadik.Autor

Leave a Comment