Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Drejtori sportiv i “Kokëkuqjes”: Dështimi i Ferrarit, një projekt i nisur keq që në startin e tij

Fundjava e fundit e Ferrarit ka qenë një dështim i vërtetë. Një makinë e avashtë në pistë gjatë provave zyrtare dhe një dështim i plotë në pistë në garë, me dy pilotët që u përplasën mes tyre. Drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Mattia Binotto, duke analizuar paraqitjen e makinës italiane në dy garat e para përpiqet të vërë “pikat mbi i”.

“Nuk është momenti për të ngritur akuza pas atij aksidenti, por të punojmë fort. Problemi është se nuk mund të nisemi nga vendet e mesit të renditjes, duhet të jemi më afër kreut. Fakti është se ne nuk bëmë garë, u përplasëm që në fillim dhe nuk morëm dot asnjë pikë”, tha Binotto.

“Nuk arritëm të krahasojmë ndryshimet e aplikuara në makinë me atë të garës së mëparshme. Kjo është situatë e keqe dhe na duhet të kuptojmë origjinën e problemit, pasi vetëm kështu mund të avancojmë. Ndoshta ky është një problem që ka nisur që në konceptin bazë të këtij projekti, pra diçka e nisur keq që në start”, tha Binotto.

Related posts

Neymar i sinqertë: Nuk e kam vlerën e rekordit prej 222 milionë eurosh

Sadik.Autor

ISH-PORTIERI LEGJENDAR I AJAXIT/ Edin Van Der Sar: Jemi ende në lojë dhe mund të mundim…

Delo.autor

EUROPIANI ËSHTË I PARI/ Daku tregon 4 objektivat: Nuk e besoja se do bëhesha kështu për Zotin, jam në një ëndërr që nuk dua të zgjohem hiç

F.autor

Leave a Comment