Futboll Ligue 1 Sport

LËSHON RRJETAT NË ITALI/ Monaco kërkon të “rrëmbejë” yllin e “Zonjës së Vjetër”…

Thuhet se Monako është pranë transferimit të portierit të Juventusit, Matia Perin, i cili do të largohet nga bardhezinjtë këtë merkato.perin

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Juventusi kërkon 15 milionë euro për 26-vjeçarin, ndërsa francezët ofrojnë 13 milionë euro, gjithsesi marrëveshja duket shumë afër mbylljes.

Mirëpo nuk është vetëm Perin, objektivi i francezëve, pasi thuhet se kanë shfaqur interes edhe për një mesfushor.

Bëhet fjalë për Matuidi, për të cili është folur kohët e fundit se interesohet edhe PSG-ja, por drejtuesit e Monakos, kanë nisur kontaktet e para, me klubin dhe lojtarin.

Për 32-vjeçarin “Zonja e Vjetër”, dëshiron rreth 20 milionë euro, dhe drejtuesit francez, janë të gatshëm të ofrojnë shumën e kërkuar, për të marrë shërbimet e lojtarit.

Related posts

NDESHJET ME FRANCËN DHE ISLANDËN/Trajneri Reja në konferencë: Janë lojtarë të rinj që kanë “shpërthyer” në…

Delo.autor

“DËGJOJ KËNGËN “KUQEZI” PËRPARA NDESHJEVE”/ Vojvoda i befason të gjithë: Ju tregoj skuadrën dhe lojtarin e preferuar

Delo.autor

E PABESUESHME/ MOURINHO PRANON të bëjë 1 VITË BURG për mashtrimin e 3.3 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment