Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E EUROPËS/ Liverpool e nis sezonin me goleadë, merr tre pikët e para

Sezoni 2019-2020 i Premier League nis me gola dhe spektakël. Ashtu siç edhe parashikohej Liverpooli arriti një fitore të lehtë me shifrat e thella 4-1 ndaj Norwich City skuadrës që u ngjit këtë vit në elitën e futbollit anglez. The Reds u konfirmuan se edhe këtë sezon do të bëjnë gjithçka për të zbritur Manchester City-n nga froni dhe për të fituar një titull kampion që u mungon prej 3 dekadash.

Në Anfield Road djemtë e Klopp e hipotekuan fitoren që në 45 minutat e para. Autogoli i Hankey i dha start goleadës së Liverpoolit sepse brenda fraksionit të parë shënuan me rradhë Salah, Van Dijk dhe Origi. Në pjesën e dytë Liverpooli e uli gazin dhe kanarinat e Norwich shënuan golin e nderit me finlandezin Pukki. Me këto tre pikë të para, The Reds u ngjitën përkohësisht në krye të Premier League.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Albian Ajeti firmos me skuadrën e Premier League… (FOTO)

Delo.autor

MESSI DHE CR7 HAPIN KRAHUN/ MODRIC fiton “Topin e Artë” pas 10 vitesh dominim

Isa.Autor

GOLA DHE SPEKTAKËL NË KORÇË/ Skënderbeu “thyen” Teutën. Koliçi pret penallti në kohën shtesë (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment