Futboll Sport

KA STARTUAR SEZONI I RI I PREMIER/ Kolasinac dhe Mesut Ozil lihen jashtë skuadre nga Unai Emery, ja arsyeja

Premierliga angleze këtë fundjavë starton sezonin 2019/2020.

Arsenal në kuadër të xhiros së parë janë mysafir të Newcastle United, në ‘St James’ Park’.

Për këtë ndeshje, trajneri Unai Emery nuk do të mund të llogarisë në dyshen Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac.

Të dy këta janë lënë jashtë skuadrës, për shkak të incidentit të pësuar, dhe që po hetohet nga policia.

Arsenal ka konfirmuar se lojtarët janë duke u marrë me policinë, për sigurinë e tyre dhe të familjeve.

Ozil dhe Kolasinac kanë rënë pre e një sulmi në Londër dy javë më parë, ku u tentua të vidhej vetura e mesfushorit gjerman.

Related posts

Igli Tare drejt rinovimit të kontratës: Dështimi më i madh? Edison Cavani

Q.Autor

Video: Gjermania del në finale, çmendet Schweinsteiger

Q.Autor

Mançester Junajtid “thyen” merkaton, ofron … milionë euro për një mbrojtës

Isa.Autor

Leave a Comment