Futboll Seria A Sport

PAS PERISIC LARGOHET NJË TJETËR LOJTAR “ZIKALTËR”/ Kryen vizitat mjekësore te skuadra e re…

Ivan Perisic nuk është largimi i vetëm nga Interi, teksa një lojtar tjetër është larguar nga zikaltërit.

Bëhet fjalë për Fakundo Kalidio, i cili sipas “Football Italia”, ka kaluar vizitat mjekësore tek Sint-Truiden. Sulmuesi argjentinas do të luaj për një sezon i huazuar tek skuadra belge, dhe më pas do të rikthehet përsëri tek Interi.

19-vjeçari ishte pranë kalimit tek Lids Junajtid, por nuk arriti një marrëveshje, dhe me merkaton e mbyllur në Angli, zikaltërit vendosën ta huazojnë në kampionatin belg.

Kalidio u transferua tek Interi nga Boka Zhuniors, dy sezone më parë, dhe tani e kanë huazuar në mënyrë që të marrë më shumë eksperiencë, pasi pritshmëritë për të janë të mëdha.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Finlandë-Belgjikë. Rezultati 0-2

Delo.autor

SKANDALI/ Italia TRONDITET nga sulmi RACIST, DHUNOHET atletja 22 vjeçare

Sadik.Autor

SUPERSFIDA/ Lazio – Napoli, shënohet një GOL I RRALLË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment