Futboll La Liga Sport

JOAO FELIX/ Shifrat tregojnë se është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Blerja e re e Atletico Madridit Joao Felix e ka nisur më së miri aventurën e re me Los Rojiblancos, dhe madje shifrat tregojnë se ai është më i mirë se Lionel Messi.

Talenti portugez ka shënuar ose ka dhënë asist çdo 36 minuta nga një total prej 250 minutash që ka luajtur në fazën parasezonale.

Messi nuk i ka arritur asnjëherë këto shifra, as në sezonin 2011/12 ku shënoi 73 gola duke përgatitur 29 të tjerë në 5,221 minuta, me raportin një gol ose asist çdo 51 minuta.

Pas fitores 2-1 të Atleticos ndaj Juventusi, Joao tani ka regjistruar 43 ndeshje si futbollist profesionist, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë 11 asiste.

Shifrat e tij janë më të mira se të Cristiano Ronaldos në 43 ndeshjet e para, i cili ka shënuar vetëm gjashtë gola duke regjistruar edhe nëntë asiste.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 11 minutash lojë, kapiteni Szalai ndëshkon me kokë Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Çerekfinalet e Kampionatit Europian, ja parashikimet e katër sfidave…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Përçahet Serie A. Agnelli do ndalimin e stërvitjes, Lotito dhe De Laurentiis kundër

Delo.autor

Leave a Comment