Futboll Premier League

Manchester United iu rikthehet fitoreve, Sanchez shënon për herë të parë për “Djajtë e kuq”

Alexis Sanchez e ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij të re, duke i ndihmuar Manchester Unitedit të rigjejë fitoren ndaj Huddersfieldit në “Old Trafford” të shtunën pasdite.

Manchester Unitedit e priti Huddersfieldin në “Old Trafford” në kuadër të javës së 26-të të Premierligës angleze, ku triumfoi 2-0, raporton Express.

Pas një pjesë të parë të qetë dhe pa gola, Unitedi kaloi në epërsi falë një goli të bukur nga Romelu Lukaku në minutën e 55-të.

Më pak se 25 minuta para përfundimit të takimit, kiliani Alexis Sanchez fitoi një penallti të cilën e humbi, por reagoi shpejt duke e futur në rrjetë topin e kthyer nga portieri kundërshtar.

United ruan vendin e dytë në tabelë me 56 pikë, pesë më shumë se Liverpooli dhe Chelsea që janë ne vendin e tretë dhe katërt përkatësisht.

Huddersfiled mbetet e parafundit në tabelë me vetëm 24 pikë, aq sa ka edhe Stoke City e Xherdan Shaqirit në vendin e 18-të.

Related posts

LAJM I KEQ PËR CR7/ Ronaldo humb një shifër të madhe parash kundrejt… Donald Trump-it

Delo.autor

“KY KOMPETICION VRET ËNDRRAT NË FUTBOLL”/ Trajneri italian: Ju tregoj mendimin e parë kur mora vesh për Super League

Delo.autor

“NUK PATI PËRQËNDRIM”/ Kampioni i Botës: Ja pse PSG-ja u mposht nga “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

Leave a Comment