Futboll Sport

KOMENTON MERKATON E ITALISË DHE LUFTËN PËR TITULL/ Panucci analizon Serie A: Ja klubi favorit në sezonin e ri

Christian Panucci thotë se Interi ka një plan të qartë dhe e ka afruar Conten sepse kërkon që të fitojë trofe.

Në një prononcim për “Il Giorno”, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka komentuar lëvizjet e fundit në merkaton e kampionatit italian dhe luftën për titull.

Ai mendon se Juventusi është një shkallë mbi të tjerët, por thotë se ata që do ta rivalizojnë janë forcuar.

“Sigurisht që merkatoja e skuadrave italiane më ka pëlqyer shumë, po ashtu si futbolli që po rritet. Skuadrat kanë biseduar me lojtarë shumë cilësorë dhe të rëndësishëm në arenën europiane. Duhet t’u japim meritë skuadrave si Interi, Juventusi dhe Napoli për investimet që po bëjnë. Edhe trajnerët e afruar janë shumë të rëndësishëm”, tha Panucci.

U ndal më gjatë tek Interi duke vlerësuar Antonio Conten. “Kur merr një trajner si Antonio Conte, do të thotë se synon të fitosh. Ai e ka treguar në Itali dhe në Angli se çfarë është i aftë të bëjë. Interi e ka zgjedhur si njeriun që mund të nisë një cikël fitues dhe e ardhmja do të tregojë nëse kanë bërë zgjedhjen e duhur. Unë jam i sigurt që po, sepse më të mirë sesa ai nuk kishte në qarkullim. Në tërësi, të gjitha skuadrat që ndjekin Juventusin më duket se janë forcuar dhe kjo do të thotë se do të shohim një kampionat më të luftuar. Megjithatë, mendoj se bardhezinjtë janë një shkallë mbi të tjerët”, theksoi italiani.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një gafe nga Emre Can, sulmuesi Mahrez ndëshkon Dortmund nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

TEUTA-KUKËSI/ Shkëmbi synon tre pikët në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“NDAJ SHQIPËRISË ËSHTË GJITHMONË NDESHJE E MADHE”/ Rrahmani: Ja pse nuk po aktivizohem tek Napoli

Delo.autor

Leave a Comment