Futboll Sport

Neymar, i sigurt: Do të luajë në Kupën e Botës

Futbollisti i kombëtares së Brazilit, Neymar, shpreson se do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës që do të zhvillohet gjatë kësaj vere në Rusi, duke u riaftësuar në kohë nga një dëmtim në këmbë, që pati nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.

Sulmuesi i Paris SG po ndjek riaftësimin në vendlindjen e tij, pasi nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga 25 shkurti. Grumbullimi i “Seleseo” do të nisë më 17 maj, ndërsa ndeshjen e parë të botërorit Brazili do ta luajë më 17 qershor kundër Zvicrës.

“Unë shpresoj që të jem në formën ideal, por padyshim që do të riaftësohem në kohë për të qenë mes të grumbulluarve të Brazilit në kampionatin botëror,” – tha lojtari 26-vjeçar.

Neymar është bërë futbollisti më i shtrenjtë i planetit kur PSG shpenzoi 222 milionë euro për ta marrë nga Barcelona. Ai ka shënuar 16 gola në 25 ndeshje për ekipin francez.”

“Në datë 17 maj do të bëj testin e fundit dhe që nga ai moment do të jem i gatshëm për të luajtur, duke iu përgjigjur festës së kombëtares së Brazilit që të realizoj ëndrrën time duke luajtur në Kupën e Botës. Kam katër vjet që po e pres këtë moment,” – deklaroi Neymar.

Related posts

KATAR 2022/ “Klasikja” Argjentinë-Brazil pa fitues, Bolivia befason Uruguajin

Delo.autor

ELIMINATORET “EURO 2020″/ Përballja Turqi-Shqipëri do të luhet në stadiumin e “zjarrtë” të…

Delo.autor

Një ish-pornostare në bordin e ri drejtues të Ferrarit. Ja çfarë do të bëjë ajo

Sadik.Autor

Leave a Comment