Futboll Ligue 1

PSG fiton bindshëm ndaj Lille, shkëlqen Neymar

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim ndaj Lille të shtunën pasdite duke e forcuar edhe më shumë kreun e tabelës në Ligë 1 të Francës.

Skuadrës së Unai Emeryt iu desh të presë deri në fund të pjesë së parë për të gjetur rrugën e golit, kur Berchiche shënoi për 1-0 në minutën e 46-të, raporton Express.

Në minutën e 77-të, braziliani Neymar pas shumë përpjekjeve gjen golin duke shënuar nga gjuajtja e lirë për 2-0.

Krejt në fund të ndeshjes, në minutën e 87-të, Lo Celso shënoi për 3-0 duke e vulosur fitoren e mysafirëve.

PSG tani ka 62 pikë pas 24 javëve në vendin e parë, i ndjekur nga Marseille me 51 pikë në vendin e dytë.

Ndërkohë, Lille mbetet e 17-ta me 25 pikë.

Related posts

Angli – Panama/ ”3 Luanët” duan të ”kafshojnë” sërish modestët e grupit G (FOTO)

Isa.Autor

Ronaldo ‘me zemër të madhe’, financon ndërtimin e një spitali pediatrik në Kili

Q.Autor

DERBI I “MADONINËS”/ Milan me dhimbje koke, humbet për një muaj mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment