Futboll Sport

SHITJA E SHTRENJTË/ Ben Yedder thyen rekordin e Dani Alves, ja shifra e “çmendur”

Sevilla ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin te Monaco të Wissam Ben Yedder.

Klubi nga Principata ka paguar 40 milionë euro për futbollistin, që shndërrohet kështu shitja më e shtrenjtë në historinë e Sevillas, duke kaluar edhe shumën që andaluzët përfituan nga Barcelona për kartonin e Dani Alvesit 11 vite më parë (37 milionë euro), lojtar i zbuluar nga Mochi për vetëm 550 00o euro.

Një marrëveshje me shumë përfitime për spanjollët, që e kishin blerë sulmuesin francez me origjinë nga Tunizia për vetëm 9.5 milionë euro nga Toulouse.

29-vjeçari ka luajtur 138 ndeshje në radhët e Sevillas, duke shënuar 70 gola dhe dhënë 22 asiste.

Related posts

KALIMI TEK JUVENTUS PO DËSHTON/ Suarez ka tre mundësi për të ardhmen e tij

Delo.autor

Ribery nuk njeh kufij, thyen rekordin e madh tek Bayern Munich

Q.Autor

REAL MADRID NË KRIZË/ Casillas shpjegon pse Zidane është trajneri i duhur për “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment