Futboll Seria A Sport

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Seria A shkurton deri në 33% pagat e lojtarëve, ja arsyeja

Asambleja e Ligës së futbollit në Serinë A aprovoi në unanimitet vendimin për shkurtimin e pagave të personelit të klubeve lojtarë e staf, varësisht nga mënyra sesi do të procedohet në vazhdim me futbollin e luajtur.

ormula e propozuar dhe e miratuar nga përfaqësuesit e klubeve të Serisë A, nuk përfshin Juventusin që ka një akord të brendshëm në këtë rast me stafin dhe lojtarët.

Sipas vendimit të marrë nga asambleja e ligës së Serisë A, ndërhyrja në termat financiare të kontratave të lojtarëve përfshin dy moment kryesore.

E para, nëse sezonet do të rinisin në rastin më të mirë për të luajtur aq sa mund të jetë e mundur pjesën finale të sezonit, lojtarët dhe stafet do të humbasin vetëm 1/6 e kontratës vjetore  bruto ose 2 paga mujore. Ndërkohë në rast se kampionatet nuk do të rinisin më, lojtarëvem, trajnereve dhe pjesës tjetër të punëtoreve të ekipeve të futbollit do tiu mbahet 1/3 e pagës vjetore bruto ose 4 paga mujore.

Klubet, thotë komunikata për shtyp e ligës së futbollit, do të përcaktojnë drejtpërdrejt marrëveshjet me anëtarët e tyre.

Debati për pagat e lojtarëve dhe të staveve të ekipeve është actual edhe në Shqipëri, teksa klubet dhe presidenti I fshf kërkuan ndihmë nga qeveria ndërsa përgjigja e Ramës ishte e prere duke deklaruar se nuk ka ndërmend të përfshijë futbollin në paketën e ndihmës përsa kohe informaliteti në sport është shumë I lartë.

Related posts

U LARGUA NGA “CAMP NOU” NË JANAR/ Valverde: Këtë muaj kam parë vetëm Bilbao-Barcelona!

Delo.autor

ESPANYOL-BARCELONA/ Startojnë Messi, Suarez dhe Griezmann në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

HUDDERFIELD-ARSENAL/ “Topçinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Iwobi

Delo.autor

Leave a Comment