Futboll Seria A Sport

ANGEL CORREA NJË HAP LARG MILAN/ Menaxheri i 24-vjeçarit nis bisedimet me “Kuqezinjtë”, ja oferta

Angel Correa është vetëm një hap larg firmës me Milanin. Sipas spanjolles “AS”, menaxheri i 24-vjeçarit do të zbarkojë sot në Milano për të diskutuar detajet e kontratës me drejtuesit kuqezi.

“Djalli” është gati të shpenzojë 40 milionë euro për kartonin e futbollistit, ndërsa Atletico Madridi kërkon 55 milionë.

Udhëtimi i Augustin Jimenez në Milano do të shërbejë për një zgjidhje të ndërmjetme për shifrën 45 milionë euro.

“Los Cochoneros”, që zotërojnë kartonin e Correas, janë shumë afër blerjes së Rodrigos nga Valencia për 60 milionë euro (valencianët do ta zëvendësonin me Andre Silvan për 25 milionë euro).

Correa, me këto zhvillime me efekt domino, së shpejti do të vihet nën urdhrat e Giampaolos.

Trajneri kuqezi do të ketë në dispozicion një futbollist të ri shumë energjik, i aftë të luajë në krah, si sulmues i dytë apo si trekuartist.

Related posts

FESTON 50-VJETORIN/ Nga Viktor Mozes te Giaccherini, ja lojtarët që “shkëlqyen” me Conten trajner

Delo.autor

SFIDA NDAJ GALATASARAY/ Zidane publikon listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen Champions, mungojnë tre lojtarët kryesorë

Delo.autor

Idea e Inzaghi: Superkupa e Europës mund të jetë derbi i Romës!

Sadik.Autor

Leave a Comment