Futboll Sport

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Spanja “blindon” Luis Enriquen, rinovimi kalon nga Kosova

Luis Enrike tregoi në këtë Europian se ësh të lideri i vërtetë i kombëtares. Do të vazhdojë të jetë deri në Botëror, por edhe më tej. Trajneri austriak ndërtoi një skuadër duke vendosur fytyrën e tij dhe tani të gjithë i besojnë se Spanja është në duar të sigurta dhe me të ardhme të ndritur.

Enrike do të vazhdojë me këtë linjë sepse funksionoi në Europian duke arritur deri në gjysmëfinale. Trajneri i Spanjës e ka të gjithë mbështetjen e Luis Rubialesit, presidentit të federatës dhe Francisko Molinës, drejtorit sportiv. Asnjë nga palët nuk ka ndërmend të nxitojë për çështjet burokratike të kontratës, por e sigurt është që Enrike do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës edhe në Botërorin e Katarit. Por, ai pritet të qëndrojë deri në Europianin e vitit 2024, i cili do të zhvillohet në Gjermani.

PLANI – Luis Rubiales ka një strategji me trajnerët e tij dhe kjo do të vazhdojë edhe këtë herë. Në rast se ai që është në krye të ekipit arrin të sigurojë pjesëmarrjen në një kompeticion të rëndësishëm, atëherë fiton të drejtën edhe për të luajtur në eliminatoret e ardhshme.

Pra, nëse Enrike e çon Spanjën në Botëror do të jetë edhe për eliminatoret e Europianit. Gjithçka do të zyrtarizohet në atë moment, kur “Furia e Kuqe” të sigurojë biletën në grupin ku bën pjesë me Suedinë, Gjeorgjinë, Kosovën dhe Greqinë. Spanja është e para në grupin B me 7 pikë, pas 3 ndeshjeve të luajtura (fitore me Kosovën dhe Gjeorgjinë) dhe barazim me Greqinë. Enrike duhet t’i fitojë tri ndeshjet e tjera që luhen në 2, 5 dhe 8 shtator për të siguruar kualifikimin në Botëror dhe zgjatjen e kontratës. Spanja i ka luajtur të gjithë Botërorit që nga viti 1978.

PA DYSHIME – Luis Rubiales nuk ka dyshuar kurrë te trajneri Enrike, pavarësisht 2 barazimeve në fazën e grupeve. Kishte një nervozizëm nëpër media dhe rreth skuadrës, por presidenti ka qenë gjithmonë i bindur për vlerat e tij.

Për këtë arsye do t’i japë një tjetër shans, në mënyrë që Enrike të rikthejë një trofe të rëndësishëm në kombëtaren e Spanjës. Gjasat janë të mëdha sepse grupi i lojtarëve është fantastik. Të gjithë lojtarët kanë fituar eksperiencën për t’u bërë kampionë në të ardhmen dhe në krye do të kenë një timonier që tregoi se është një trajner i madh.

Related posts

Tranferimi i Ronaldos te Juventus, flet legjenda e Realit: Perez u tregua shumë…

Isa.Autor

SHËNOI NJË SUPER GOL ME ROFESHATË/ Ja “magjia”që shpallet kandidat për çmimin “Puskas” (VIDEO)

Delo.autor

ALKOOL DHE VAJZA/ Futbollistët e Premierligës “shthuren” në Ibiza (FOTOT)

Delo.autor

Leave a Comment