Futboll La Liga Sport

U MËSUA ME CHAMPIONSIN/ Ja prioriteti i Zidane me Real Madrid për sezonin e ri

Real Madridi do ta nisë të shtunën sezonin e ri në “Balaidos” përballë Celta Vigos.

6 sezonet e fundit kanë qenë një sukses absolut për “Los Blancos” në Champions League, ku në këtë hapësirë kohore madrilenët kanë siguruar 4 herë titullin e kampionit të Europës, megjithatë ka një njollë edhe në këtë periudhë të lavdishme.

Nga viti 2013 Reali i Madridit ka fituar vetëm një herë titullin kampion në Spanjë, më konkretisht në sezonin 2016-2017, dhe pikërisht triumfi në kampionat duket se është kthyer në prioritet për trajnerin e “Los Blancos”, Zinedine Zidane.

Ngriti lart trofeun e Championsit si trajner 3 herë radhazi, por titullin në këtë rol e ka siguruar vetëm një herë.

“Nuk e fsheh që kampionati është më i rëndësishmi për mua, sepse është puna e përditshme që pasqyrohet çdo javë, është më i vështiri për t’u fituar. Pa asnjë mungesë respekti ndaj kompeticioneve të tjera, por La Liga është objektivi ynë primar”, pranon Zidane.

Related posts

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija triumfon ndaj Vardarit, Shkupi ndalet nga Akademia Pandev

Delo.autor

Interi i shkon Torinos, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

JUVENTUS-GENOA/ Nuk ndodh nga viti 1939, në Kupën e Italisë reziston një tabu 82-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment