Futboll La Liga Sport

PEREZ NUK HEQ DORË NGA NEYMAR/ Ja plani i “çmendur” për ta sjellë në “Bernabeu”

Neymar është një nga emrat më të përfolur këtë merkato, teksa nuk dëshiron të qëndrojë tek PSG-ja.

Në garë për të marrë shërbimet e lojtarit janë Barcelona dhe Real Madridi, të cilët po mundohen të bindin francezët, për të marrë sulmuesin në skuadrat e tyre respektive.

Kohët e fundit thuhet se katalanasit janë më afër transferimit të 27-vjeçarit, pasi i janë afruar ofertës që kërkon PSG-ja.

Por, edhe Reali nuk ka ndërmend të heqë dorë, teksa së fundmi kërkon të fusë në marrëveshje edhe një lojtar tjetër, për të mbërritur te Nejmar.

Bëhet fjalë për Vinicius Junior, i cili kaloi 1 vit më parë te Reali, por pas mbërritjes së Zidane te madrilenët, sulmuesi brazilian nuk është në planet e teknikut francez, dhe Perez mund ta përdorë në marrëveshjen që të çon te sulmuesi i parisienëve.

19-vjeçari gjithashtu pëlqehet edhe nga drejtori sportiv Leonardo, dhe një marrëveshje mund të arrihet midis palëve.

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ I shpëtoi VDEKJES, Sir Alex FERGUSON kthehet tek Man United

Isa.Autor

Kluivert arrin në Romë/ Pritje e zjarrtë dhe madhështore e tifozëve në aeroport (VIDEO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Finalja do të luhet në Tiranë, UEFA zyrtarizon trofeun e “Conference League” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment