Futboll Sport

MISTERET E TRAGJEDISË AJRORE/ 7 muaj nga aksidenti i futbollistit Emiliano Sala

Tragjedia ajrore që i mori jetën një futbollisti premtues dhe u pasurua me kapituj të tërë misteri në kërkimet që pasuan rënien e një avioni, tani merr përmasa të tjera.

Emiliano Sala, sulmuesi argjentinas që po transferohej te Kardif Siti (City) humbi jetën bashkë me pilotin e avionit Pajper, me të cilin udhëtonte mbi kanalin e Lë Manshit, për shkak se të dy u asfiksuan nga monoksidi i karbonit.

Zbulimet e reja të hetuesve britanikë e kanë devijuar totalisht Nështjen. Testet toksikologjike mbi trupin e Emiliano Salës treguan se niveli i monoksidit në gjakun e  tij ishte  58% . Mjekët shprehen se gjithçka mbi 50% të monoksidit të karbonit shkakton humbje të ndjenjave, infarkt në zemër apo përgjumje.

Zbulimet e reja ngrenë pikëpyetje të tjera mbi rrëzimin e avionit Pajper në 21 janarin të këtij viti. Piloti Dejv Ajbotson, një inxhinier gazi part time, ishte në drejtimin e mjetit fluturues edhe pse nuk kishte licencë për pasagjerë. Ky detaj dhe të tjera çështje janë mes betejës ligjore të Nant dhe Kardif, dy skuadrat e përfshira në akordin për sulmuesin.

15 minuta nga rënia, një kontrollor trafiku pyeti pilotin nëse duhej të zbriste në kuotë  për të evituar retë e dendura.

“Negative, vetëm sa evitova një pjesë të humbur, por do rikthehem në 5 mijë këmbë lartësi,” raportoi asokohe piloti Dave Ibbotson.

Ky ishte komunikimi i fundit me avionin e talentit në futboll, që më pas ra dhe u copëtua mbi ujërat e ftohta mbi Lë Mansh.

Related posts

Gerrard me post të ri, nuk do ta besoni çfarë thotë Klopp

Sadik.Autor

PRITET TË LUHET FINALJA E KUPËS NË FUNDJAVË/ Tifozët holandez japin shfaqjen spektakolare për ekipin e Brojës

Delo.autor

NDRYSHON AXHENDA E SUPERIORES/ Ja kur do të luhet kryendeshja mes Teutës dhe Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment