Futboll Seria A

Borini: Ekipet kundërshtare nuk na lënë të luajmë

Fabio Borini shprehet se Milan ka vuajtur pasi skuadrat kundërshtare nuk i lënë të luajnë dhe është e vështirë për t’i thyer.

Kampionati deri tani nuk ka kaluar ashtu siç ishte menduar dhe skuadra e ka pasur të vështirë të shënojë gola.

“Kemi kaluar një javë intensive në stërvitje, atmosfera është pozitive dhe do të rinisim me objektivin për të bërë më shumë nën drejtimin e trajnerit të ri,” shprehet Borini për Sky Sport Italia.

“Problemi është se skuadrat kundërshtare e dinë që përballen me Milan, kështu që nuk na lënë të luajmë dhe si pasojë është e vështirë t’i thyejmë.

“Gjithashtu kemi shumë lojtarë të rinjë në Serie A, e cila është shumë ndryshe nga kampionatet e tjerë dhe do t’u duhet pak kohë për t’u adoptuar.”

Borini mbërriti te Milan si sulmues, por së fundmi ka luajtur si mbrojtës i djathtë.

“Padyshim që pozicioni i ri ndikon te golat e shënuar, dhe nëse nuk filloj të godas portën nga 50 metra distancë do të jetë e vështirë…”

Related posts

SUEDI-UKRAINË/ Trajneri Shevchenko kërkon të bëjë histori përballë nordikëve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Ronaldo qetëson tifozët e Real Madridit/ Shihemi sezonin e ardhshëm…

Sadik.Autor

Penalltia e mohuar kundër Arsenal, apo ligji i natyrës? Vardy braktis ekipin në fushë…

Isa.Autor

Leave a Comment