Futboll Kategoria Superiore Sport

99-VJETORI I TIRANËS/ Klubi zgjedh një tortë për stërvitje, tifozët bëjnë festën (FOTO)

Klubi i Tiranës ka festuar sot 99-vjetorin e krijimit të tij. Një festë e cila ka gjetur skuadrën bardheblu në mes të përgatitjeve për sezonin e ri dhe për të mos shpërqendruar ekipin, ajo ka qenë pak më modeste.

Në fushën e stërvitjes është shfaqur një tortë me ngjyrat bardheblu dhe me numrin 99 me të cilën është bërë një foto kujtim me të gjithë lojtarët dhe stafin përreth, në një ditë historike. Një foto që shoqëron atë premtimin që bëri klubi në rrjetet sociale ndaj tifozëve, se nuk do të jetë vetëm në 100-vjetor.

Por vetë tifozët kanë preferuar që të festojnë të vetëm dhe në mënyrë shumë më origjinale 99-vjetorin. Pas mesnatës së të mërkurës, një grup tifozësh prej “Tirona Fanatics” ka qenë në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe pasi janë pozicionuar në tribunë në formën e numrit 99, kanë ndezur atje flakadanët dhe kanë festuar në mënyrën e tyre me thirrjet “Tirona, Tirona” këtë ditëlindje të klubit. “URIME 99 VJETORIN DASHNIA JONE…”, ishte mesazhi që më pas u shfaq në faqen e grupit të ultrasve bardheblu për këtë ditë të veçantë.

Related posts

BRIGHTON-CHELSEA/ Dy afrimet e bujshme të Lampard nga minuta e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

(VIDEO) Milan kaloi në gjysmëfinale të Italisë, por shihni çfarë bën komentatori i ‘çmendur’ Tiziano Crudeli

Q.Autor

LLOGARITË NË CHAMPIONS/ Matematika e lejon, Milani shpreson ende tek kualifikimi

Delo.autor

Leave a Comment