Futboll Ligue 1 Sport

DËMTIMI I NEYMAR NJË TJETËR PROBLEM/ Gishti i thyer nuk është shëruar plotësisht, ja sa do mungojë

Shumë janë në pritje të një transferimi të Neymar në Barcelonë ose Real Madrid.

Por ka një shqetësim tjetër. Mjekët kanë paralajmëruar edhe një herë se dëmtimi i këmbës së brazilianit mund të jetë më i keq se sa duket dhe mund t’i duhet kohë për tu rikthyer në nivele të larta.

Barcelona u konsultua me specialistët muajin e kaluar për dëmtimet e Neymar, gjatë 18 muajve të fundit.

Atyre iu është thënë se lëndimi i lojtarit të PSG-së nuk është shëruar siç duhet.

Stafi mjekësor i PSG i ka thënë Le Parisien se ata kanë frikë se gishti i Neymar ende nuk është shëruar dhe se ata dyshojnë se trajtimi që ai ka kaluar në Brazil nuk ka qenë i plotë.

Neymar ka pësuar dy lëndime në të njëjtën gisht të këmbës që nga shkurti i vitit 2018, ku fillimisht u lëndua në një ndeshje të Olympique Marseille.

Ky lëndim iu përsërit dhe e theu të njëjtën gisht të këmbës dhe kaloi katër muaj jashtë.

Mjekët e PSG që folën për Le Parisien kanë thënë se: “dëmtimi i lojtarit mund të përsëritet nëse ai luan ndeshje në nivelin më të lartë “, duke shtuar se “ka shumë dyshime rreth trajtimit që ai mori në Brazil për shkak të metodave të përdorura nuk janë ideale”.

Related posts

NDESHJA CHAMPIONS/ Lojtari që i shënoi Tottenhamit po mban agjërim

Delo.autor

“Ç’FAJ KA GRUAJA DHE VAJZA IME?” Xhaka “shpërthen”: Hajde merruni me mua, nuk keni punë me familjen time

Delo.autor

Njihuni me formacionin e lojtarëve më të shtrenjtë të vitit 2018, mungojnë dy yjet

Delo.autor

Leave a Comment