Futboll Sport

ARRITI TË FITONTE SUPERKUPËN E EUROPËS/ Shikoni si tifozi dëmton heroin e finales gjatë festimeve (VIDEO)

Liverpul arriti të fitonte Super Kupën e Evropës vetëm pas goditjeve  të penalltive. Hero për të”kuqt” u bë portieri i sapo transferuar Adrian, i cili i priti penalltinë vendimtare Tammy Abraham.

Por duket se ajo lumturi për gardianin e portës zgjati pak. Në momentin që të gjithë lojtarët shkuan për të festuar me Adrian, një tifoz i shkëputet rojeve të sigurisë dhe niset në drejtim të skuadrës së Liverpul për të festuar.

Por në momentin që ai ka shkuar te ekipi, ai ka rrëshqitur dhe ka kapur në kyç Adrianin, duke e lënë të dëmtuar. Trajneri Klop u shpreh se portierit i është fryrë këmba dhe se është në dyshim për ndeshjen e radhës ndaj Southemptonit, ndërkohë që shtoi se gjithçka do të qartësohet pak orë para ndeshjes nga mjekët.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

KUKËSI ZYRTARIZON TRAJNERIN E RI/ Prezantohet Shpëtim Duro

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Befasohet klubi i njohur pas shortit të Europa League, 12 persona me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment