Futboll La Liga Sport

DO QËNDROJË 4 JAVË JASHTË FUSHËS/ Ja ndeshjet që do të humbë Hazard

Real Madridi i Zinedine Zidane është i detyruar të shqyrtojë disa opsione të tjera për formacionin e ndeshjes së parë këtë sezon në La Liga, kundër Celta Vigos.

Eden Hazard ka pësuar një lëndim në këmbë vetëm një ditë para se ta bënte debutimin e tij me Real Madridin dhe në këtë mënyrë belgu nuk është grumbulluar me skuadrën.

Sipas asaj që tani raporton “AS”, Hazard do të mungojë tre deri në katër javë.

Përveç ndeshjes së nesërme kundër Celta Vigos, Hazard do t’i humbasë edhe sfidat kundër Valladollid e Villarreal.

Eden ka mundësi që të mos rikuperohet as në shtator dhe pritet të mos ftohet nga Belgjika për ndeshjet me San Marinon dhe Skocinë.

“AS” raporton se Hazard mund të jetë gati për të luajtur me 14 shtator, kur Reali të presë Levanten në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

NË PRAG DERBI KRYEQYTETAS/ Alban Hoxha: Normalisht në këto 6 vite ky do të jetë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet derbi Tirana-Partizani. Rezultati 1-2

Delo.autor

“MIRË SE ERDHE TE INTERI”/ Dibala dhe sulmuesi zikaltër në shoqërinë e…

F.autor

Leave a Comment