Futboll Sport

“JANË MOMENTE QË NUK HARROHEN”/ Mourinho: Ai gol ishte si një vjedhje e suksesshme në…

Një nga momentet më të paharrueshëm të Jose Mourinho-s është festimi i çmendur që bëri më 9 mars të 2004-ës, kur me një gol të Costinha-s në minutën e 90-të eliminoi Manchester United, duke udhëhequr Porto-n drejt gjysmëfinaleve të atij edicionin të Champons League, që më pas u fituar nga luzitanët.

“Jam i sigurt se nëse goli do të kishte ardhur në minutën e 70-të, nuk do të kisha festuar në atë mënyrë. Askush nuk pret një gol në minutën e fundit, aq më tepër në anën e tifozëve të skuadrës tënde. Ka qenë një gëzim i papërmbajtshëm, si një hajdut që vjedh bankën dhe arrin të shpëtojë, janë moment që nuk harrohen”, ka thënë Mou për DAZN.

Ndërsa në 2012-ën, kur ka qenë në drejtimin e Real Madrid, “Special One” triumfoi në La Liga me 100 pikë: “Një sezon fantastik i luftuar deri në fund nga dy skuadra fantastike dhe legjendare. Në kampionatin spanjoll kanë luajtur shumë lojtarë fantastikë dhe trajnerë që konsiderohen si legjenda”.

“Është një gjë e bukur që kam qenë pjesë, veçanërisht në atë kampionat që kemi fituar më shumë ndeshje dhe kemi shënuar më shumë gola. Dhe më pas thonë se unë jam një trajner mbrojtës. Është një gjë për të cilën duhet t’u vijë pak turp”, ka përfunduar portugezi.

Related posts

LUFTA RUSI-UKRAINË/ Ronaldo reagon: Duhet të krijojmë një botë më të mirë për fëmijët tanë (FOTO)

Delo.autor

VAZHDON SERINË E FITOREVE RADHAZI/ “Të Kuqtë” mposhtin me vështirësi Sheffield

Delo.autor

PASIONI PËR SKUADRËN NUK I STEP/ Ultrasit e Gjilanit të papërmbajtshëm gjatë pandemisë së koronavirusit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment