Futboll Seria A Sport

MILAN KISHTE SHFAQUR INTERES/ Lojtari argjentinas transferohet tek klubi italian…

Rodrigo De Paul, ishte një nga lojtarët më të mirë të Udinezes në sezonin e fundit.

Për mesfushorin argjentinas para pak kohësh interes kishte shfaqur  Milani, pasi pëlqehej nga trajneri Marko Xhampaolo. Gjithsesi kuqezinjtë nuk arritën një marrëveshje, për shkak të kërkesave të larta nga Udineze. Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, tashmë në gjurmët e argjentinasit është Fiorentina, të cilët po bëjnë një merkato shumë të mirë këtë verë.

Drejtuesit bardhezi kërkojnë të paktën 35 milionë euro, për ta lënë të lirë 25-vjeçarin dhe nuk kanë ndërmend të pranojnë asnjë ofertë poshtë kësaj shume. Pikërisht ky çmim i ka larguar klubet e tjera të interesuar, ndërsa klubi nga Firence nuk i trembet këtij çmimi dhe kanë nisur bisedimet për transferimin e tij në “Artemio Franki”.

Related posts

Jim Pallotta: Roma nuk kishte zgjedhje tjetër për Salah dhe Pjanicin

Sadik.Autor

“TELENOVELA”/ Osmani i shprehu besnikëri Shehit dhe përfundoi me… Shkëmbin

Isa.Autor

KA KRYER SEKS ME 2 FEMRA NJËKOHËSISHT/ Prostituta zbulon tradhtinë e Rooneyt

F.autor

Leave a Comment