Futboll La Liga Sport

Mbappe shuan shpresat e Real Madridit: Do të qëndroj në Paris

E ardhmja e Kylian Mbappe ka qenë shumë e lidhur me kampionët europianë të Real Madridit. 19-vjeçari fitoi çmimin e lojtarit të ri më të mirë të Botërorit të Rusisë për shfaqjet e treguara, ndërkohë që e ndihmoi Francën të fitonte trofeun e shumëlakmuar të dielën.

Futbollisti i talentuar shënoi në fitoren 4-2 të Francës ndaj Kroacisë, në Moskë, ndërsa e çoi “llogarinë” e tij në këtë kompeticion në katër gola. Mbappe, i cili e përfundoi transferimin e përhershëm te PSG nga rivalët francezë të Monakos gjatë sezonit të kaluar, kur ishte i huazuar në Paris, nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti, pavarësisht përpjekjeve të Real Madridit për ta marrë si zëvendësues të Cristiano Ronaldo, i transferuar tashmë te Juventusi.

“Unë do të qëndroj te PSG, duke vazhduar në rrugën time me ta, – tha Mbappe para gazetarëve. – Jam në fillim të karrierës sime dhe dua të rritem akoma”. Kylian Mbappe pati një sezon mbresëlënës (2017-2018) me PSG-në, duke shënuar 21 gola në të gjitha garat.

Related posts

Pritje e jashtëzakonshme për trajnerin e KROACISË, këngë dhe fishekzjarre për Zlatko Daliç

Isa.Autor

Interi ka kontrat të re për Antonio Candreva

Sadik.Autor

FLET MBROJTËSI I LONDINEZËVE/ Askush nuk është i sigurt në formacion, përveç Hazardit

Isa.Autor

Leave a Comment