Futboll Seria A Sport

INTER I JEP DRITËN JESHILE/ Sulmuesi “Zikaltër” transferohet në Spanjë tek…

Samuele Longo do të largohet nga Interi, për të kaluar te skuadra spanjolle e Deportivo La Korunja.

Sulmuesi prej kohësh ishte në bisedime me spanjollët, por Interi nuk po jepte dritën jeshile, për shkak se nuk kishte sulmues në skuadër. Tashmë pas mbërritjes së Romelu Lukaku, 27-vjeçari është i lirë të përfundojë transferimin e tij, me skuadrën e interesuar.

Longo ka dalë nga akademia e Interit, dhe që nga viti 2012 zikaltërit e kanë dhënë atë në huazim në skuadra si, Espanjoli, Verona, Rajo Vajekano, Kaljari, Frosinone, Girona, Tenerife dhe sezonin e fundit tek Hueska.

Tashmë italiani do kalojë te Deportivo La Korunja, dhe së bashku me skuadrën e re do të kenë si objektiv ngjitjen në La Liga.

Related posts

U GODIT ME PLUMB NË KOKË/ Dalin detaje të reja nga vrasja e liderit të ultrasve të Lazios

Delo.autor

Fiorentina/ Pioli: Romagnoli meritonte jo 1 por 2 kartona të kuq

Q.Autor

PAS KËSAJ DEKLARATE/ Mbappe është akoma edhe më pranë Realit

Delo.autor

Leave a Comment