Futboll Seria A Sport

“SHPËTUAM MILANIN NGA SERIE D”/ Flet Ivan Gazidis: Ne punojmë me pasion dhe sigurojmë…

Milani prezantoi ditën e sotme trajnerin e ri Stefano Pioli, i cili do të marrë vendin e të larguarit, Marko Xhampaolo.

Gjatë prezantimit të trajnerit të ri, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Milanit, të cilët besojnë se me Piolin në stol, Milani do të rikthehet te rezultatet pozitive.

Ivan Gazidis, u përqendrua tek diçka tjetër, për të përshkruar situatën tek Milani, teksa u shpreh: “Dua të falënderoj Xhampaolon, një trajner dhe njeri shumë i mirë. Do të bëjë mirë kudo që të shkojë. Nuk ishte një vendim aspak i lehtë dhe e kuptoj acarimin e tifozëve, por kemi nisur një rrugë dhe nuk do të jetë e lehtë.

Milani ishte shumë afër falimentimit, ne e shpëtuam nga Seria D. Shembulli konkret është Parma, e njëjta gjë mund të ndodhte edhe me këtë klub. Ne punojmë me pasion dhe sigurojmë tifozët se duam të kthehemi përsëri të fortë, në elitën e klubeve europiane. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por të gjithë do të punojmë së bashku. Kemi marrë një trajner me përvojë, i cili di të punojë me lojtarët e rinj.”, u shpreh Gazidis.

Related posts

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Ukraina fiton Botërorin e 20-vjeçarëve

Delo.autor

“KOSOVA ËSHTË SERBI”/ Tifozët e Sparta Pragës provokojnë Shaqirin

Delo.autor

Botërori/ Transformon burgjet e Moskës, ja çfarë i pret huliganët anglez

Sadik.Autor

Leave a Comment