Futboll Sport

ARRIN MARRËVESHJEN/ Mario Balotelli do të transferohet tek klubi italian…

Mario Baloteli nga fundi i sezonit të kaluar ishte një lojtar i lirë, pasi kishte përfunduar kontratën me Marsejën.

Sulmuesi italian ishte në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij, dhe interesimet nuk mungonin. U fol se lojtari ishte shumë pranë kalimit te skuadra braziliane e Flamengos, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit.

Gjithsesi tani 29-vjeçari e ka zgjedhur skuadrën se ku do të vazhdojë karrierën e tij, pasi ka arritur marrëveshjen me Breshian. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, ditën e djeshme kishte një takim midis agjentit Mino Raiola dhe drejtuesve të klubit italian, dhe është arritur akordi, me Balotelin që tani do të kthehet në qytetin e tij të lindjes.

Thuhet se sulmuesi italian do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon plus bonuse, dhe do të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare.

Related posts

FORMULA 1/ Provat zyrtare mbyllen me surprizë

Delo.autor

Arsenali me dy transferime bombë në janar, Aubameyang dhe Mkhitaryan

Q.Autor

Bolonja shënon golin e parë ndaj Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment