Futboll Sport

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Justifikohet Modric: Një veprim krejtësisht i pavullnetshëm…

Ditën e djeshme Real Madridi zhvilloi ndeshjen e parë për këtë sezon në La Liga, kundër Selta Vigos, të cilën e fituan me rezultatin 1-3.

Gjithsesi pavarësisht fitores, madrilenëve iu duhej të luanin me 10 lojtarë për më shumë se 35 minuta, për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Modriç, në minutën e 56’. Mesfushori kroat u përjashtua menjëherë nga arbitri i ndeshjes, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Denis Suarez.

Menjëherë pas kësaj 33-vjeçari ka reaguar, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ku shkruan: “U ndëshkova për një veprim aksidental. Unë nuk do të bëja kurrë me qëllim një veprim të tillë kundër një lojtari tjetër. Krejtësisht e pavullnetshme.”, shkruan mesfushori.

Në ndeshjen e ardhshme Zidanit i duhet të luajë pa një nga lojtarët më të  mirë të ekipit, siç është Luka Modriç.

Related posts

(VIDEO) Zhbllokohet sfida midis Burnley dhe Manchester United

Q.Autor

PIONTEK DREJT ANGLISË/ Milani e zëvendëson me sulmuesin që qau kur kuqezinjtë blenë Matrin (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Ujkani rikthehet në Itali, firmos për 1 vit me Torinon

F.autor

Leave a Comment