Futboll Seria A Sport

INTERI FITON ME GOZANO/ Shënojnë Lukaku dhe Politano

Interi ka zhvilluar miqësoren e fundit mëngjesin e sotëm, në të cilën triumfuan me rezultatin 2-0 kundër Gozano, të cilët militojnë në Serie C.

Një gol i blerjes së kësaj vere, Romelu Lukaku dhe një gol i Mateo Politanos, i dhanë zikaltërve fitoren në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të kampionatit.

Në këtë miqësore tekniku Konte, përdori në majën e sulmit dyshen Lukaku dhe Martinez, të cilëve iu duhet edhe pak kohë për tu përshtatur me njëri-tjetrin. Diego Godin mungon për shkak të dëmtimit dhe pritet të debutojë në ndeshjen e dytë të kampionatit, në Sardenjë kundër Kaljarit.

Konte e nisi ndeshjen me formacionin 3-5-2, duke aktivizuar këta lojtarë:  Handanoviç, D’Ambrosio, De Vraj, Shkrinjar, Kandreva, Sensi, Brozoviç, Vesino, Asamoah, Martinez, Lukaku.

Related posts

DHUROI 1 PIKË TË ÇMUAR LUFTËTARIT/ Realdo Fili: Qëllimi ishte të dilnim me…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ I skadoi kontrata Gary Cahill, largohet nga Chelsea pas 8 sezonesh

Delo.autor

Jo vetëm të talentuar/ Njihuni me më të BUKRIT e kampionatit botëror “Rusi 2018” (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment