Futboll La Liga Sport

DREJT ZYRTARIZIMIT/ Neymar i mbyll derën Realit dhe zgjedh ekipin

Telenovela Nejmar nuk po merr fund dhe duket se do të vazhdojë deri në mbyllje të merkatos, kur edhe pritet që të largohet me shumë gjasa.

Braziliani kërkon të largohet nga PSG-ja dhe pas tij janë vënë shumë skuadra në Europë, përfshirë Juventusin, Barcelonën apo Realin e Madridit.

Vetë braziliani kërkon që të rikthehet në Spanjë aty ku ëndërr e tij është Barcelona.

Pavarësisht kërkesës së Realit, Nejmar duket se kërkon vetëm Barcelonën dhe diçka të tillë ua ka bërë të qartë edhe agjentëve të tij.

Kështu, katalanasit mund të punojnë të qetë për të bindur PSG-në duke qenë se miratimin e Nejmarit e kanë në “xhep”. Ditët në vijim, pritet të ketë edhe të tjera takime për të, pasi deri më tani ka pasur takime të shumta megjithatë pa sukses.

Related posts

Mbrojtja në gjumë, Ukraina shënon golin e dytë kundër Shqipërisë (VIDEO)

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Marseille zëvendëson Balotellin me një tjetër “të çmendur”… (VIDEO)

Delo.autor

GRIEZMANN “HERO” ME DOPIETË/ Barcelona mposht me përmbysje Villarreal dhe “kap” Realin

Delo.autor

Leave a Comment