Futboll Seria A Sport

“ATALANTA MË NDRYSHOI JETËN”/ Gomez: Ajo që më befasoi kur mbërrita pas 14 ndeshjesh pa fitore…

I intervistuar nga portali argjentinas Enganche, Alejandro “Papu” Gomez shpjegoi marrëdhënien që lidh klubin zikaltër me qytetin e Bergamos:

Atalanta, Gomez: «Torniamo in campo per dare un po' di gioia alla ...

“Atalanta i përket qytetit dhe ndihesh pjesë e tij! Tifozët ta bëjnë ta ndjesh këtë gjë që kur zbret në fushë… Kur mbërrita, çuditërisht, skuadra mendonte se do të luftonte për mbijetesën, pasi kishin 14 ndeshje pa fituar! Ajo që më goditi ishte se të gjithë megjithatë ishin të lumtur dhe të qetë, të sigurt se puna do të jepte frtyte te saj. Tani ëndërrojmë kalimin në çerekfinalet e Champions League”.

Gomez: 'Sto bene all'Atalanta, non vedo l'ora di abbracciare la ...

“Gasperini thotë se ky është një ishull i lumtur, por që nga ana tjetër ky ishull i lumtur bën që të pushosh dhe të mos shqetësohesh për fitoren apo humbjen. Ne vendosëm që kjo të mos ndodhte kurrë më. Dhe nuk ka ndodhur më kurrë. Gjithmonë. Atalanta ndryshoi jetën time”.

Argjentinasi këtë sezon ka luajtur 45 ndeshje duke shënuar 8 gola, por në anën tjetër ka asistuar shokët plot 18 herë..

Related posts

WANDA PO ÇMEND TIFOZËT E INTERIT/ Nxjerr FOTO të Icardit me fanellën e Juves

Delo.autor

ZYRTARE/ Vllaznia bind talentet e akademisë, ja kush është lojtari i radhës që ka firmosur

Delo.autor

“NUK DO E FTOJA NË DITELINDJE…”/ Klopp: S’më pëlqeu çfarë i bëri Ramosi…

F.autor

Leave a Comment